Hapen zyrtarisht negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Vendimi për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është marrë mbrëmë në mesnatë nga Këshilli i Europës. Lajmi bëhet me dije nga burime për Panorama.al
Kështu të dyja vendet do të ulen sot në konferencën e parë ndërqeveritare me statusin zyrtar të vendit kandidat për t’u integruar në Bashkimin Europian.
Mëngjesin e sotëm kryeministri shqiptar dhe ai i Maqedonisë së Veriut mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Europuan Ursula Von Der Leyen dhe përfaqësuesin e qeverisë çeke, i cili është vendi i radhës që mban presidencën e BE.
Drita jeshile drejt hapjes së negociatave për të dyja vendet u çel në fundjavë pas vendimit të RMV për të pranuar propozimin francez dhe nënshkrimit të protokolleve mes Sofjes dhe Shkupit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



