E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hapet tenderi 100 MLN dollarë  për Bypassin Vlorë-Orikum , zbulohen afatet
Lajme

Hapet tenderi 100 MLN dollarë për Bypassin Vlorë-Orikum , zbulohen afatet

Tenderi për ndërtimin e Bypass-it 1 Vlorë-Orikum është hapur në sistemin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në faqen e BERZH-it theksohet se tenderi është me një fazë i kategorizuar si i hapur me një fazë të vetme.

Operatorët mund të paraqesin oferta deri në 8 prill 2024.

Projekti financohet nga Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe nisi në vitin 2018 dhe parashikohet të zgjasë deri në qershor 2024 ndërkohë që financimi total llogaritet në 100 milionë USD.

Projekti fillon në dalje të Tunelit tek Uji i Ftohtë, Vlorë dhe përfundon te Marina në Orikum, me një gjatësi totale prej 10.75 km ndërkohë që parashikohen edhe dy Bypass-e.

Përfitues kanë qenë me ndërhyrje të tjera në infrastrukturë, bashki të tilla si ajo e Korçës, Shkodrës, Pogradecit.

Objektivi i Programit të mbështetur nga institucionet financiare ndërkombëtare është përmirësimi i aksesit në qendrat e përzgjedhura bujqësore dhe turistike dhe forcimi i kapaciteteve të bashkive për të menaxhuar asetet e tyre rrugore.

“Ky Program synon të mbështesë zhvillimin e sektorëve të turizmit dhe bujqësisë dhe konektivitetin rajonal përmes përmirësimit të aksesit rrugor, si faktorët kryesorë të rritjes ekonomike dhe punësimit në Shqipëri.

Gjithashtu Programi i Konektivitetit synon të zhvillojë një kornizë të përgjithshme investimesh në infrastrukturën e transportit me fokus në rrjetin rrugor rajonal në zonat me potencial bujqësor dhe turistik në të gjithë vendin”, thuhet në faqen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.