Hapet Zarfi i Zi! Vëllai i Madh i kalon në nominim “kokë më kokë” Riken dhe Eglën
Situata e tensionuar mes Rikes dhe Eglës, bëri që në shtëpinë e Big Brother VIP të mbërrinte Zarfi i Zi.
Ky zarf u hap gjatë prime-t të sotëm, ku Vëllai i Madh vendosi të kalojë në nominim “kokë më kokë” Riken dhe Eglën.
“Egla dhe Rike për shkak të situatës së vështirë që jeni përfshirë, Vëllai i Madh ju dërgon në televotim, me njëra-tjetrën”, shkruhej në zarfin që u lexua nga Ledion Liço.
Bardhi dhe Sara në studion e Big Brother VIP: Ajo do të jetë nëna e fëmijëve të mi
“Nëna është mirë aktualisht. Faleminderit të gjithë atyre që kanë pyetur. Pas daljes nga shtëpia kam hyrë për të parë edhe komentet për moralin Sarës. Unë e di se çfarë morali ka Sara dhe e njoh shumë mirë. Unë i qëndroj deklaratës që ajo do të jetë nëna e fëmijëve të mi. Ashtu siç e kam thënë”, deklaroi Bardhi.
Për publikun është i hapur votimi për banoren që duan të largojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



