E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Harta e re gjyqësore/ Manjani: Është një maskaradë, i ngjashëm me inceneratorët
Lajme

Harta e re gjyqësore/ Manjani: Është një maskaradë, i ngjashëm me inceneratorët

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar hartën e re gjyqësore.

Gjatë një interviste për Euroneës Albania, Manjani është shprehur se përqëndrimi i gjithë gjykimit të apelit në një qendër të vetme, është i ngjashëm me projektin e inceneratorëve, ku dosjet hetimore, ku njerëzit kanë jetën e tyre, i konsiderojnë si plehra që duhet t’i depozitojnë në një landfill të vetëm.

 “Kështu është dhe puna e Apelit, i detyrojnë të gjithë që ato dosjet hetimore ku njerëzit kanë jetën e tyre praktikisht, këta i konsiderojnë si plehra që duhet ti depozitojnë në një landfill të vetëm. Ngado që ta kapësh është një maskaradë,”  ka deklaruar Manjani.

Ndër të tjera Manjani thekson se 32 mijë dosje janë të papërfillshme përkundrejt votave të gjithë popullsisë dhe sipas tij kjo është një tallje e qeverisë.

“32 mijë nuk janë asgjë në kuptimin elektoral të fjalës, por në të vërtetë kjo nuk është drejtësi”,  tha Manjani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.