E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hazizaj: Politika shqiptare i është larguar Kushtetueses
Lajme

Hazizaj: Politika shqiptare i është larguar Kushtetueses

Konstitucionalisti, Sokol Hazizaj në një prononcim për emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se sot e gjithë politika shqiptare i është larguar kushtetueses.

Sokol Hazizaj: E gjithë politika sot në konkluzion i është larguar Kushtetueses. Nga njëra anë ata që vazhdojnë të ecin që si datë zgjedhjesh 30 qershori vijnë në kundërshtim me aktin normativ të Presidentit të Republikës si fillesë ligjore e një procesi zgjedhor.

Po kështu edhe ata që kanë shfuqizuar që është Presidenti i Republikës, ka shfuqizuar dekretin e mëparshëm kur Kushtetuta nuk e shpreh në mënyrë eksplicite këtë lloj fuqie, përmbajtje, akti. Sërish i kanë rënë një gabim i cili mbulohej me marrëveshje politike.

Më tej, Hazizaj tha se në vendin tonë nuk vendos kushtetuta, por politika.

Sokol Hazizaj: Që në momentin e parë ka filluar jo kushtetueshmëria e procesit zgjedhor, por si gjithmonë këtu nuk vendos kushtetuta, por politika. Këtu vendos rreshit midis presidentit, kryeministrit  dhe dikujt tjetër që qëndron pas tyre.OraNews

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.