HEC-t e oligarkëve, lejet e dhëna nga Balluku dëm 23 MILIARD Lekë Buxhetit të Shtetit
23 MILIARD LEKË është dëmi që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar në ndërtimin e heceve dhe të minierave në Shqipëri falë lejeve të dhëna nga MIE e Belinda Ballukut në vitet 2019-2021.
MIE nuk ka vepruar pavarësisht se është njoftuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore se ka zbuluar shkeljet edhe para auditimit, për çdo kontrate koncesionare.
Shumës së dëmit i është shtuar edhe 15 MLN Lekë dëm nga ndryshimi i sasisë së prodhuar të energjisë elektrike për shkak të mungesës së përfitimit buxhetor.
Mosekzekutimi i penaliteteve nga MIE, përpos dëmit që i ka sjellë Buxhetit të Shtetit, nuk nxit koncesionarët për të aktivizuar burimet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



