E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Helmi i nxënësve në Fier, policia: Dyshohet se një nxenës ka hedhur sprajt piperi
Publik News

Helmi i nxënësve në Fier, policia: Dyshohet se një nxenës ka hedhur sprajt piperi

Policia e Fierit ka dale me informacionin e pare zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur ne gjimnazin “Janaq Kilica” ne kete qytet, ku 30 nxenes u derguan me urgjence ne spital, me shenja helmimi, probleme me frymemarrjen dhe keputje e marrje mendsh. policia fier

Sipas policise, “paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle”.

Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.