E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Heronjt tanë me bukë e djathë dhe 20 orë mes flakëve
Sot

Heronjt tanë me bukë e djathë dhe 20 orë mes flakëve

Heronjtë tanë

Për rreth 20 orë, zjarrfikësit e Patosit kanë luftuar pa pushim me flakët, mes temperaturave të larta, tymit dhe lodhjes, për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe pronat e tyre.

Pas orësh të tëra në terren, një pushim i shkurtër. Pak bukë dhe djathë për të marrë energji dhe përsëri drejt zjarrit.

As tavolina, as rehati, as luks. Bukë, djathë dhe shumë zemër.

Këta janë njerëzit që hyjnë aty ku të tjerët largohen. Rrezikojnë veten për të shpëtuar të tjerët dhe, kur situata bëhet emergjente, harrojnë orarin, lodhjen dhe nevojat e tyre.

Njëzet orë përballë flakëve nuk janë një turn i zakonshëm pune. Janë një sakrificë e jashtëzakonshme fizike dhe njerëzore.

Dhe përballë këtyre pamjeve mbetet një pyetje që nuk mund të shuhet bashkë me zjarrin: A kanë këta zjarrfikës pajisjet, mbështetjen dhe vlerësimin që meritojnë?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.