E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Heshtja e dijes përballë zhurmës së banalitetit
Sot

Heshtja e dijes përballë zhurmës së banalitetit

Dy nxënëse të miat u nisën që me natë nga Vlora për në Olimpiadën Kombëtare të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Me sy të pagjumë, me pasion në mendje e zemër dhe me ëndrra që nuk bëjnë zhurmë.

Por ky fakt nuk përbën lajm.

Lajm është Big Brother. Lajm është budallallëku i paketuar si argëtim, injoranca që shitet si famë, banaliteti i kthyer në model, vulgariteti dhe imoraliteti si trend tashmë për adoleshentët.

Dy vajza që garojnë mes 520 bashkëmoshatarëve për dijen nuk “shesin”.

Një tufë idiotësh VIP që mezi lidhin dy fjali, Po!

Dhe pastaj habitemi pse kemi analfabetë funksionalë, pse gjuha varfërohet, pse mendimi kritik shuhet dhe pse shoqëria jonë duartroket vanitetin.

Kur personazhet e BB duken kaq injorantë në ekran, imagjinoni nivelin e atyre që i ndjekin verbërisht dhe i marrin për busull.

Kjo është drama jonë: vajzat që nderojnë librin udhëtojnë në heshtje, ndërsa injoranca udhëton në prime time.

Krenar pa masë për nxënëset e mia që zgjedhin dijen përballë banalitetit. Shpresa e Shqipërisë nuk është në shtëpinë e BB, por në këto të reja me pasion e vullnet që ngrihen herët për të përfaqësuar dijen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.