E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK çon prova të reja në Kuvend
Lajme

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK çon prova të reja në Kuvend

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtuar ndjeshëm ritmin e hetimeve ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, pas një vale kontrollesh të zhvilluara gjatë orëve të fundit ndaj 34 personave të konsideruar si bashkëpunëtorë të saj të afërt.

Sipas gazetares Klodiana Lala, SPAK është në fazën e paraqitjes së provave të reja dhe pritet t’i drejtohet Kuvendit për të kërkuar autorizimin për heqjen e imunitetit parlamentar të Ballukut, me qëllim marrjen e masave më të rënda, përfshirë edhe arrestimin.

Hetimet lidhen me dyshime të forta për manipulim dhe paracaktim fituesish në procedura tenderimi, ku në fokus janë projekte madhore infrastrukturore dhe energjetike. Mes tyre përmenden ndërtimi i tunelit të Llogarasë, Unaza e Madhe e Tiranës, si edhe disa investime strategjike në sektorin e energjisë.

Sipas burimeve të Prokurorisë së Posaçme, dëmi ekonomik i shkaktuar nga këto abuzime të dyshuara kap shifra shumë të larta, duke arritur në miliona euro, me pasoja të drejtpërdrejta për buxhetin e shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.