E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hetimet për “DH Albania”, çfarë dëshmoi kreu i ARRSH: Shpjegova se…
Lajme

Hetimet për “DH Albania”, çfarë dëshmoi kreu i ARRSH: Shpjegova se…

Për më shumë se 2 orë, drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qëndro, është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, në lidhje me çështjen e falsifikimit të dokumenteve nga ana e kompanisë “DH Albania”.

Burime bëjnë të ditur se, Qëndro është pyetur në lidhje me procedurat dhe verifikimin e dokumentacionit të dorëzuar nga kompanitë që kanë konkurruar. Kujtojmë se organi i akuzës, më herët, ka sekuestruar këtë dokumentacion dhe ka bërë këqyrjen e tij.

AFRIM QENDRO

Ndërkohë, drejtuesi i ARRSH-së u paraqit në Prokurori rreth orës 11:30 minuta, ndërsa marrja në pyetje zgjati rreth 2 orë. Qëndro është pyetur nga oficerët e Policisë Gjyqësore të ngarkuar me këtë çështje, ku ka pretenduar se institucioni që ai drejton nuk ka kryer asnjë shkelje dhe ka reaguar menjëherë sapo ka rënë në dijeni të faktit të falsifikimit.

Por, pavarësisht këtyre pretendimeve të mbajtura edhe publikisht nga Qëndro, Prokuroria, paralelisht me akuzat e falsifikimit, po heton edhe për shkelje të barazisë në tender dhe shpërdorim detyre. Në lidhje me këto hetime, më herët, akuza e kryeqytetit ka marrë në pyetje edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, KVO-së, si dhe zyrtarë të OST-së.

qendro

Pas drejtuesit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qëndro, dëshminë e tij në Prokurori e ka dhënë edhe Klodian Gradeci, drejtuesi i Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Gradeci është pyetur në lidhje me tenderin tjetër me vlerë 11 milionë euro, që kjo kompani fitoi për ndërtimin e linjës së tensionit të lartë Burrel-Peshkopi.

Kujtojmë se Prokuroria u vu në lëvizje pas informacioneve të bëra publike në emisionin “TPZ”, ku rezultonte se kompania “DH Albania”, e cila kishte fituar tenderin për të bërë një lot në rindërtimin e Unazës së Re, kishte falsifikuar datën e krijimit të saj. REAGIMI Në lidhje me marrjen në pyetje gjatë ditës së djeshme, duke iu përgjigjur interesimit të mediave, foli edhe vetë Qëndro.

Ky i fundit bëri të ditur se ishte thirrur për të dhënë shpjegimet e tij në lidhje me procesin e tenderimit dhe veprimet konkrete të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Afrim Qëndro, gjithashtu, tha se ka mbajtur edhe qëndrimin e tij përballë akuzës së kryeqytetit, ndërsa pretendoi se institucioni që ai drejton nuk ka asnjë shkelje.

“Erdha si titullar i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Dhashë shpjegimet e duhura për ngjarjen në fjalë. Është një hetim që po kryhet nga organet kompetente dhe po vazhdon punën e saj Prokuroria. Unë kam bërë të ditur qëndrimin tim në Prokurorinë e Tiranës. Kam shpjeguar të gjitha veprimet që ka kryer Autoriteti Rrugor në lidhje me procesin e tenderimit për projektin e Unazës. Unë mendoj se ARRSH nuk ka asnjë shkelje”, Afrim Qëndro.

KALLËZIMI PËR DH ALBANIA

ARRSH në datën 12 dhjetor të vitit të kaluar ka kallëzuar penalisht kompaninë në Prokurorinë e Tiranës.

unaza-re

Në shkresën drejtuar organit të akuzës nënvizohen dy akuza për “DH Albania, konkretisht falsifikim i dokumenteve dhe mashtrim. ARRSH i ka nisur edhe një shkresë Agjencisë së Prokurimit Publik, për të përjashtuar nga tenderat bashkimin e kompanive

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.