E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hetimet për ‘Tiranë-Elbasan’/ Flet Haxhinasto: Prokuroria të më verifikojë! Nëse po përdoret politikisht do përgjigjem rreptë
Lajme

Hetimet për ‘Tiranë-Elbasan’/ Flet Haxhinasto: Prokuroria të më verifikojë! Nëse po përdoret politikisht do përgjigjem rreptë

Një ditë pasi qarkulloi lajmi se hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për abuzimet me tendera për rrugën Tiranë-Elbasan, mund të kapin edhe nivele të larta drejtuese, mediat kanë marrë reagim nga ish-ministri Edmond Haxhinasto.

I pyetur nga TCH nëse e shqetësojnë hetimet që po kryen prokuroria, ish-ministri i Transporteve, i LSI, në qeverinë “Rama 1” ka deklaruar: “S’me shqetesojne fare as hetimet as verifikimet. Une kam bere drejtimin politik te ministrise. Gjithekush eshte i lire te verifikoje. Gjithe veprimtaria ime eshte bere mbi bazen e dokumentave qe jane atje. Te verifikohen, une jam i gatshem”.

Por edhe pse është shprehur i hapur, ai ka vënë në pah se nëse këto sulme janë politike dhe jo hetime ligjore do të përgjigjet ashpër.

“Duhet t’ju them se koha e drejtesise popullore kur ngriheshin thashethemnaja dhe njerezit goditeshin qofte moralisht qofte fizikisht ka perfunduar bashke me sistemin e kaluar. Une jam ketu, do jem ketu. Nqs kjo do te degjeneroje ne goditje politike une do t’i pergjigjem politikisht dhe rrepte”, ka deklaruar Haxhinasto.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.