Hetoi Bashën, nxori videon kur deputetët e PS goditën demokratin, KPK i gjen probleme prokurorit
Prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme, Artur Selmani ka dalë përpara trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në kuadër të Vettingut. Trupa gjykuese e KPK përbëhet nga Roland Ilia, Firdes Shuli, Etleda Çiftja.
Prokurori ka thënë në seancë se ai ka hetuar ngjarje të vitit 1997 si dhe Lulzim Bashën për tenderin e pasaportave
Selmani e ka filluar karrierën në institucionin e akuzës në fillim të viteve ’90, fillimisht si hetues dhe më pas si prokuror. Ai është pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme prej më shumë se një dekade, ku ka mbajtur edhe role drejtuese. Paralelisht me punën në Prokurori, Artur Selmani ka punuar edhe si pedagog dhe ekspert trajnues pranë Shkollës së Magjistraturës.
Në shkurt 2017, prokurori Selmani u pezullua nga detyra me urdhër të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, për shkak të lehtësimit të akuzës për autorin e një masakre me tre viktima në vitin 2015 në qytetin e Vlorës. Prokuroria e Përgjithshme paralajmëroi hetim për “shpërdorim detyre”, por akuzat u rrëzuan 4 muaj më vonë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



