E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hije dyshimi për votën e emigrantëve, Bylykbashi: Mazhoranca mund të regjistrojë vetëm ata që ka në patronazhim
Lajme

Hije dyshimi për votën e emigrantëve, Bylykbashi: Mazhoranca mund të regjistrojë vetëm ata që ka në patronazhim

Vota e emigrantëve duket se do të jetë tema kryesore deri në zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 11 maj.

E tashmë që procesi i regjistrimit online të diasporës ka nisur, janë shfaqur dhe problematikat e para, të cilat po denoncohet nga opozita.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ngriti shqetësimin që po hasin shqiptarët që duan të votojnë, për shkak se një numri të madh iu kanë skaduar kartat e identitetit.

Teksa kërkoi qeverinë të reagojë për zgjidhjen e situatës, Bylykbashi u shpreh se mazhoranca mund të tentojë të regjistrojë vetëm personat që ka në patronazhimin e saj.

“Ndërkohë që ligji është i ashpër dhe thotë kush ka dokument të vlefshëm mund të regjistrohet. Një pjesë e madhe e kanë të skaduar dokumentin. Ne për fat na thotë ODIHR që 600 mijë persona i kanë dokumentet e skaduara. Kjo është detyra e qeverisë. Në 2021 dhe 2023 në një situatë të ngjashme nxori një vendim për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumentit të skaduar vetëm për të votuar. Në Himarë lanë 6000 veta pa votuar dhe e grabitën bashkinë.

Duhet qeveria të miratonte në para 11 janarit një akt për të zgjidhur problemin. Kushtetuta thotë që shtetasit shqiptarë kanë të drejtën e votës. PS do të lerë jashtë ata që nuk kanë dokumente dhe të rinovojë vetëm ato që ka në patronazhim. Ministria ka nxjerrë konsullatat e lëvizshme, diçka e jashtëligjshme. Ja çojnë vetëm atyre që duan”, tha Bylykbashi në Off the Record ne A2cnn.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.