HISTORI SHQIPTARE/Çifti i të moshuarve në Sarandë: Po na grabisin pronën që kemi me dokumente
Jemi bërë si Rusia me Ukrainën, s’dimë ku të ankohemi! Po na rrahin në shtëpinë tonë
Çifti i të moshuarve, Foto dhe Almira Çollaku nga Senica e Sarandës, po përballen me dhunë fizike dhe presione të vazhdueshme nga persona që duan t’u grabisin pronën e tyre. Ky çift kërkon që prej vitesh rikthimin e pronës së tyre të trashëguar nëpërmjet brezave, por ndihen të pafuqishëm për t’u ankuar.
Ata kanë humbur në shumë procese gjyqësore dhe ende mbeten pa pronë, ndërsa personat që pretendon pronësinë e kanë marrë tokat rreth banesës së tyre, për të cilën ata kanë dokumentacion të rregullt. Vetëm pak ditë më parë, çifti u sulmua fizikisht nga palët kundërshtare që kërkojnë pronën dhe u kërkuan që të dorëzohen.
Presionet dhe dhunimi që çifti po përballet janë të shumta, dhe pasojat janë serioze. Edhe një punishte për përpunimin e qumështit u shkatërrua, ndërsa policia lokale nuk ka dhënë ndihmë dhe mbrojtje. Çifti ndihet i pafuqishëm përballë padrejtësive që u bëhen për t’u rrëmbyer pronën.
Foto Çollaku thekson se lidhjet e palës tjetër me zyrtarë të qeverisë dhe prokurorë i kanë favorizuar ata në zaptimin e pronës së tyre, duke filluar nga punishta dhe vazhduar me tokat rreth kasolles, pemëtarinë dhe stallat e tyre. Të moshuarit vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe shpresojnë për ndihmë në çështjen e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



