Historia e së kaluarës dhe historia e së ardhmes sipas Hararit
Yuval Noah Harari,është një ndër intelektualët më në zë të skenës së tanishme botërore. Ai ka doktoruar në Universitetin e Oksfordit dhe është profesor i historisë në Universitetin Hebraik të Jeruzalemit.
Për lexuesit shqiptarë është bërë i njohur me tre librat e tij:²Sapiens, një histori e shkurtër e njerëzimit² (2014), ²Homo Deus, një histori e së nesërmes² (2016) dhe ²21 leksione për shekullin e XXI² (2018). Me një gjuhë tepër të thjeshtë për lexuesin e gjerë, ai arrin ta paraqesë narrativën historike në një këndëvështrim tepër gjithëpërfshirës, duke trajtuar jo vetëm të kaluarën, por si një njohës i mirë i kësaj të fundit edhe të ardhmen që e pret historinë njerëzore.
Ai mendon se tre revolucione të rëndësishme i dhanë formë rrjedhës së historisë: 1.Revolucioni Konjitiv (ai i aftësisë për të njohur), rreth 70 000 vjet më parë. 2.Revolucioni Agrokulturor, rreth 12 000 vjet më parë. 3.Revolucioni Shkencor, i cili filloi vetëm 500 vjet më parë dhe që mund t¢i japë fund historisë dhe të krijojë diçka krejt të ndryshme.
Gjatë Revolucionit Konjitiv, Homo Sapiensët rritën aftësinë për të transmetuar sasi më të mëdha informacioni mbi botën dhe aftësi për të transmetuar sasi më të mëdha informacioni mbi marrëdhëniet sociale. Sipas Hararit me t¢u shfaqur kultura,njerëzit nuk u ndalën së ndryshuari dhe zhvilluari dhe këto ndryshime të pandalshme janë ato që ne i quajmë histori. Revolucioni Konjitiv është pika ku historia shpalli pavarësinë e saj nga biologjia. Tregimet historike zëvendësuan teoritë biologjike si mjetet kryesore për të shpjeguar zhvillimin e Homo sapiensëve.
Revolucion Agrokulturor sipas Hararit do të ishte një revolucion i cili do të ndryshonte rrënjësisht mënyrën e të jetuarit të njeriut. Ata filluan t¢ia përkushtonin pothuajse të gjithë kohën dhe mundin e tyre manipulimit të jetëve të disa llojeve të kafshëve dhe bimëve. Që nga lindja e diellit e deri në perëndim humanët mbillnin fara, ujitnin bimët dhe drejtonin dhentë drejt kullotave. Ata mendonin se kjo punë do t¢iu jepte më shumë fruta, drithëra dhe mish.
Revolucioni shkencor i cili është dhe më i voni dhe daton 500 vite më parë, jo vetëm solli filozofinë e gatishmërisë për të pranuar injorancën (padijen), por vuri si themell vëzhgimet matematike dhe ato logjike. E veçanta e këtij revolucioni është se këtë dituri e vuri në dispozicion të zhvillimeve të reja teknologjike të cilat vazhdojnë ta ndryshojnë botën me hapa marramendëse dhe në ditët e sotme.
Njeriun e së ardhmes Harari në mënyre metaforike e quan Homo Deus, (Njeriu-Zot). Zhvillimi i rrezikshëm i fushave të tilla si:inxhinieria gjenetike, mjekësia rigjeneruese dhe nanoteknologjiai kanë shtyrë deri aty ekspertët sa të mendojnë se njeriu, në vitet 2100 apo 2200 do ta tejkalojë vdekjen.
Inxhinieria biologjike fillon me mendimin se jemi shumë larg të kuptuarit të potencialit të trupave tanë. Për 4 miliardë vjet seleksionimi natyror i ka modifikuar dhe ndryshuar këta trupa, aq shumë sa kemi kaluar nga ameba në zvarranikë, gjitarët dhe Sapiensët. Harari pohon se nuk ka asnjë arsye që të mendosh se Sapiensi, pra njeriu me tiparet e sotme, të jetë stacioni i fundit.
Inxhinieria cyborg do të shkojë edhe më tej duke e shkrirë trupin organik me pajisje joorganike të tilla si duar bionike, sy artificialë, apo miliona nanorobotë të cilët do të lundrojnë në enët tona të gjakut, do të diagnostikojnë probleme dhe do të riparojnë dëme.
Sipas Hararit, shekuj më parë njeriu e anashkaloi Zotin duke krijuar një fe tjetër, atë të humanizmit. Feja humaniste adhuron njerëzimin dhe pret nga njerëzimi të luajë pjesën që Zoti luante te krishtërimi dhe islami. Qendra e revolucionit fetar të modernizmit nuk ishte të humbiste besimin te Zoti, por të filloje të besojë te njerëzimi.
Zhvillimi i vrullshëm teknologjik dhe shkencor nuk goditi vetëm rendin fetar të besimit në Zot. Harari vë në dukje se shkenca e shekullit të XXI po minon themelet e vet rendit liberal, i cili ka në qendër vullnetin e lirë të individit i cili më pas në sajë të kësaj cilësie që ka prodhon më pas atë që u quajt si demokraci. Në shekullin e XVIII-të Homo sapiensi ishte si një kuti e zezë misterioze, funksionet e brendshme të së cilës ishin përtej arritjeve tona. Kështu kur studiuesit pyesnin se pse një njeri mori thikën dhe goditi për vdekje me të ndonjë tjetër, një përgjigje e pranueshme ishte: ²Sepse ai zgjodhi ta bënte atë. Ai përdori vullnetin e tij të lirë për të kryer vrasjen, për këtë arsye ai është tërësisht i përgjegjshëm për krimin e tij². Por sot gjenetistët dhe shkencëtarët që studiojnë trurin na sigurojnë një përgjigje më të detajuar: ²Ai e bëri këtë për shkak të këtij dhe atij proçesi elektrokimik në trurin e tij, të cilët janë formësuar nga një përbërje e veçantë gjenetike, e cila pasqyron trysnin e evolucionit të lashtë bashkuar me mundësitë për mutacione. Proçeset elektrokimike të trurit që japin si pasojë vrasjen janë ose deterministe ose të rastësishme ose një kombinim i të dyjave, por nuk janë kurrë të lira.
Harari ka një këndëveshtrim të thellë evolucionist, materialist dhe transhumanist për zhvillimin e historisë së njeriut. Ai mendon se zhvillimi i teknologjisë shkencore, do e ndihmojë njeriun të kalojë në një stad të mëtejshëm zhvillimi (filozofia transhumaniste). Sipas Hararit, e ardhmja e njeriut është një e ardhme ku robotët do të kënë një rol kyç dhe ku inteligjenca artificiale (ang.A.I) gjithmonë e më shumë do të zëvendësojë atë njerëzoren duke e mënjanuar.
Pë Hararin feja me gjithë rolin edukues dhe moralizues që ka luajtur në historinë e kaluar të njerëzimit, në kohën postmoderniste do të ketë një rol gjithmonë edhe më të zbehtë. Koncepti i Zotit do të zëvendësohet gjithmonë e më shumë me teknologjitë e zhvilluara dhe me disiplina shkencore si bioteknologjia apo robotika, të cilat do ti japin gjithmonë e më shumë njeriut cilësi si jetëgjatësia, superinteligjenca etj, të cilat gjithmonë i ka parë si cilësi që i atribuoheshin perëndive.
Këto teza të historianit kanë rënë ndesh me mendime të tjera historike, filozofike apo edhe teologjike sa i përket Fundit të Historisë dhe të ardhmes së Njeriut në tokë. Shkolla të ndryshme të mendimit teologjik fetar si të islamit apo edhe krishtërimit, të cilat flasin pë Fundin e Historisë (kjo degë e dijes teologjike njihet ndryshe edhe si eskatologji), e kundërshtojnë pikëpamjen e Hararit për njeriun dhe rolin e tij në histori. Këto shkolla fetare të mendimit historik, thonë që njeriu nuk udhëhiqet në veprimet e tij në jetë vetëm nga reaksionet kimike dhe hormonale të cilat ndikojnë në pika të ndryshme të trurit të tij për ti diktuar më pas sjelljet, sikurse thotë Harari. Ato mendojnë dhe argumentojnë se koncepte si shpirti, nuri (drita), providenca hyjnore (fati i shkruar nga Zoti), kanë rol themelor në histori edhe duhen pranuar edhe pse janë koncepte që vijnë përtej botës materiale e cila njihet dhe merret si burimi i vetëm i dijes nga shkenca moderne së cilës i referohet dhe e mbështet Harari.
Historia e së kaluarës dhe sidomos ajo e së ardhmes e cila pritet të na prek drejtëpërsëdrejti është ajo që ngall dhe kureshtjen më të madhe. Harari guxon dhe merret gjerë dhe gjatë dhe me këtë të fundit duke ngjallur debate dhe duke shtuar rradhët e ndjekësve me tezat e veçanta dhe plot risi që ngre.
Pavarësisht polemikave të shkaktuara, teoritë e ndryshme të mendimit historik dhe shkencor duhen krahasuar me njëra tjetrën dhe se cila do të triumfojë mbi tjetrën, vetëm ecuria e zhvillimit historik do ta përcaktojë. Në këtë këndvështrim duhet ta shikojmë dhe Hararin së bashku me tezat polemizuese që ngre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



