E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
HISTORIKE/ KOSOVA MIRATON REZOLUTËN QË DËNON KRIMET SERBE GJATË LUFTËS DHE I QUAN PËR HERË TË PARË ‘GJENOCID’
Bota

HISTORIKE/ KOSOVA MIRATON REZOLUTËN QË DËNON KRIMET SERBE GJATË LUFTËS DHE I QUAN PËR HERË TË PARË ‘GJENOCID’

Kuvendi i Kosovës ka miratuar pasditen e sotme Rezolutën që dënon krimet serbe gjatë luftës së Kosovës, ndërsa për herë të parë i quan këto krime Gjenocid.

Kuvendi ka miratuar me 79 vota pro Rezolutën, ndërsa një pikë tjetër shumë e rëndësishme e saj është se kërkon drejtësi për viktimat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës

Për miratimin e kësaj Rezolute ka reaguar dhe presidenti Hashim Thaçi i cili shprehet se tashmë që institucionet e drejtësisë janë në duart e kosovarëve, duhet gjetur mënyra e duhur që drejtësia të veprojë kundër të gjithë atyre që kanë kryer krime ndaj Kosovës.

‘E mirëpres miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila dënon gjenocidin e shtetit serb në Kosovë. E para, rezoluta i quan me emrin e vërtetë: GJENOCID! – krimet e Serbisë në Kosovë. Dhe e dyta, rezoluta kërkon drejtësi për viktimat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Krimet e luftës as nuk vjetrohen dhe as nuk amnistohen. Tani që institucionet e drejtësisë janë në duart e kosovarëve, ne duhet ta gjejmë mënyrën e duhur që drejtësia të veprojë kundër të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë’, shkruan Thaçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.