E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hita “ultimatum” Policisë së Sarandës: Largoni lidhjet me krimin
Lajme

Hita “ultimatum” Policisë së Sarandës: Largoni lidhjet me krimin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, duke vendosur theksin te siguria publike, zbatimi i ligjit dhe rritja e efektivitetit në terren.

Gjatë fjalës së tij, Hita ka qenë i drejtpërdrejtë dhe kritik ndaj situatës aktuale, duke kërkuar reflektim të menjëhershëm nga strukturat vendore. Ai theksoi se gjendja e krijuar në Sarandë është e papranueshme dhe se përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi drejtuesit vendorë të Policisë në Vlorë.

Sipas tij, çdo punonjës policie që mban lidhje apo favorizon elementë kriminalë do të përjashtohet nga radhët e Policisë dhe do të përballet me drejtësinë. Hita kërkoi reagim të fortë ndaj krimit, duke përfshirë luftën kundër armëmbajtjes pa leje, trafikut të narkotikëve, kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e çdo aktiviteti që cenon rendin publik.

Një tjetër fokus i rëndësishëm ishte edhe ndalimi i ndërtimeve pa leje, për të cilat u kërkua bashkëpunim i ngushtë me institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e territorit.

Drejtori i Përgjithshëm vendosi në plan të parë edhe sigurinë në shkolla, duke e cilësuar atë si prioritet absolut. Ai kërkoi angazhim maksimal deri në përfundim të vitit shkollor, si dhe intensifikim të punës për parandalimin e fenomeneve që rrezikojnë të rinjtë.

Në drejtim të qarkullimit rrugor, u kërkua kontroll më i rreptë ndaj shkeljeve që krijojnë kaos, si parkimet e gabuara dhe automjetet e modifikuara. Po ashtu, Forca e Posaçme “Shqiponja” u udhëzua të rrisë prezencën në terren, ndërsa Policia Kufitare të forcojë kontrollet për parandalimin e krimeve ndërkufitare.

Në prag të sezonit turistik, Hita kërkoi mobilizim të plotë të strukturave policore për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe për të ofruar shërbim cilësor për qytetarët dhe vizitorët.

Në përmbyllje, ai nënvizoi se Policia e Sarandës duhet të rikthejë standardet përmes profesionalizmit, reagimit të shpejtë dhe zbatimit të paanshëm të ligjit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.