E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Horoskopi 23 gusht 2018
Publik News

Horoskopi 23 gusht 2018

DASHI

Mërkuri do favorizojë marrëdhënien në çift gjatë kësaj dite. Do merrni disa vendime të rëndësishme dhe do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur. Për sa iu përket parave, situata do stabilizohet duke qenë se ju do i ulni edhe shpenzimet.

 

DEMI

Nën influencën e Uranit do tregoheni më të hapur dhe të disponueshëm ndaj partnerit tuaj. Në planin financiar do ketë përmirësime të ndjeshme.

BINJAKET

Sot do tregoheni më bujarë dhe më të ngrohtë me atë që keni në krah. Ai nga ana tjetër do iu përgatisë disa surpriza të këndshme. Mundohuni t’i menaxhoni me kujdes financat gjatë kësaj dite.

GAFORRJA

Mjedisi yjor do sjellë një rizgjim të pasionit gjatë kësaj dite. Do ndiheni mjaft mirë dhe do i shprehni më tepër ato që keni në zemër. Ditë e mirë edhe për të kryer transaksione financiare.

LUANI

Jeta juaj në çift edhe pse do dominohet nga rutina, do jetë në ekuilibër. Nuk do keni debate apo probleme. Menaxhoheni me shumë kujdes buxhetin që të mos keni surpriza.

VIRGJERESHA

Mundohuni ta kontrolloni veten sot dhe të mos tregoheni shumë agresivë me partnerin. Do vijë një moment ku ai nuk do durojë më. Në planin financiar do tregoheni të matur dhe të guximshëm.

PESHORJA

Marrëdhënia në çift do jetë shumë e mirë mjafton të bëni edhe ndonjë lëshim më tepër. Në disa momente do iu duket vetja sikur jeni në ëndërr. Yjet do jenë në anën tuaj për sa iu përket financave.

AKREPI

Falë mbështetjes që do japë Mërkuri në planin sentimental, marrëdhënia juaj me partnerin do fillojë të stabilizohet. Ndryshime pozitive do ketë edhe në planin financiar.

SHIGJETARI

Ditë e qetë kjo e sotmja për çiftet. Shfrytëzojeni për të reflektuar për të ardhmen. Për financat do jetë një ditë jo ndryshe nga të tjerat.

BRICJAPI

Në jetën e çifteve do të rikthehet entuziazmi. Nëse keni kohë që jeni bashkë do e përforconi edhe më tepër lidhjen dhe do mbani më shumë përgjegjësi për veprimet që do bëni. Në planin financiar do jeni më të zotët të menaxhoni gjithçka me kujdes.

UJORI

Jeta juaj në çift pritet të jete më e mirë sesa ju mendonit. Do kaloni disa orë të mrekullueshme dhe harmonia do të mbretërojë. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme.

PESHQIT

Nuk do keni as problemin më të vogël sot në jetën tuaj në çift. Në planin financiar do keni një strategji të mirë dhe do vendosni gjithçka në ekuilibër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.