E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Horror në familjen shqiptare, babai vret vajzën dhe e varros në kopshtin e shtëpisë. Zbardhen detajet
Lajme

Horror në familjen shqiptare, babai vret vajzën dhe e varros në kopshtin e shtëpisë. Zbardhen detajet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korfuzin, ku një shqiptar ka vrarë vajzën e tij 28-vjeçare dhe më pas ka varrosur trupin në oborrin e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Alepu në Korfuz ku mediat greke bëjnë me dije se vajza ishte shpallur dje paradite e humbur, ndërsa në darkë, pas presionit të policisë babai shqiptar, për të cilin mediat greke shkruajnë si ishte minoritar grek nga Shqipëria, ka pranuar se e vrau të bijën pasi kishte lidhje intime me një shtetas afgan.vajza-770x433

Ka qenë pikërisht partneri i 28-vjeçares që ka denoncuar në policia pasi ajo nuk ishte paraqitur dje në punë.

28-vjeçarja Angjeliki Pjetri ka humbur jetën pas goditjeve të forta me armë të ftohta në kokë.

Balkanweb shkruan se ka qenë babai i viktimës ai që më pas ka drejtuar policinë në kopshtin pas shtëpisë, ku kishte fshehur trupin e të bijës, që e kishte mbuluar me shpejtësi e në panik e sipër.

Vrasësi është detyruar të dëshmojë pas këmbënguljes së policisë dhe gabimeve të shumta që e kanë tradhtuar gjatë hetimit policor.

29-vjeçarja Angjeliki Pjetri kishte lidhje prej kohësh me një shtetas afgan në Korfuz, çfarë shkaktonte debate të ashpra me të atin, i cili ishte kundër. Vajza ishte e pavarur, gjithsesi, pasi punonte në një dyqan në Korfuz dhe nuk banonte më me të atin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.