E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Horror në Fier/ Ja kush është MONSTRA që vrau me lopatë dhe mbuloi me baltë 8 vjeçarin (Foto)
Lajme

Horror në Fier/ Ja kush është MONSTRA që vrau me lopatë dhe mbuloi me baltë 8 vjeçarin (Foto)

Fier- Ky është Klodian Çalamani, 38-vjeçari i akuzuar si autori i vrasjes së të miturit në fshatin Greçalli të Fierit.

Klodian Calamani

Fëmija 8-vjeçar që u gjet i vrarë nga fqinji i tij mbrëmjen e sotme në Fier ishte nisur mëngjesin e kësaj të marte për në shkollë ashtu si çdo ditë tjetër dhe nuk ishte kthyer si zakonisht. Kur ora ka shkuar 15:30 e ëma ka nisur të shqetësohet dhe ka bërë njoftim në polici për zhdukjen e djalit të saj.

Pasi e ka rrëmbyer, Klodian Çalamani e ka vrarë 8-vjeçarin me lopatë dhe më pas e ka mbuluar me baltë në oborrin e banesës së tij.   Banorët e zonës janë të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë. Njëri prej tyre tregon se autori jetonte në një godinë që më shumë se si banesë ngjante me një kasolle.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.