Horror në Greqi, shqiptari masakron me thikë bashkëshorten në sy të fëmijëve
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Rodopeve në Greqi, ku një 53-vjeçar me origjinë shqiptare dyshohet se ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Çifti, prindër të tre fëmijëve, raportohet se është përfshirë në një konflikt brenda banesës së tyre. Sipas informacioneve paraprake, debati mes bashkëshortëve ka përshkallëzuar në dhunë, duke përfunduar në një tragjedi familjare.
Më tronditës është fakti se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në prani të fëmijëve. Vajza e madhe e familjes ka njoftuar autoritetet greke, duke kërkuar ndërhyrjen e policisë.
Forcat e rendit dhe ekipet e emergjencës kanë mbërritur në banesë, ndërsa gruaja është transportuar me urgjencë në spital. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Çifti kishte tre fëmijë, dy prej të cilëve të rritur dhe një 16-vjeçar.
Ngjarja e rëndë në Rodope vjen vetëm pak ditë pas krimit të dyfishtë që tronditi Athinën, ku shqiptari Altin Allmuça vrau me armë zjarri 45-vjeçaren shqiptare Julieta Obzova dhe më pas vrau veten.
Sipas raportimeve të mediave greke, edhe në këtë rast hetimet kanë nxjerrë në pah një histori konfliktesh dhe kërcënimesh të mëparshme mes viktimës dhe autorit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



