E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hovenier pas takimit me Kurtin: S’dua ta përdori fjalën “sanksione” – janë veç pasoja
Bota

Hovenier pas takimit me Kurtin: S’dua ta përdori fjalën “sanksione” – janë veç pasoja

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka njoftuar se ia ka përsëritur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kërkesat e SHBA-së për shtensionim të gjendjes në veri të vendit.

Ai ka deklaruar pas takimit të enjten se ka përsëritur kërkesat që kryetarët e komunave në veri të ushtrojnë detyrat nga objekte tjera dhe jo nga objektet komunale si dhe që të tërhiqet policia nga objektet komunale. Ka thënë po ashtu se SHBA-ja kërkon implementimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

“Biseduam edhe për rëndësinë e lëvizjes para me zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Shpreha shqetësimet e mia për situatën në veri. Inkurajojmë Qeverinë e Kosovës që të ndihmojë në depërshkallëzim dhe shohim para edhe që Qeveria e Serbisë të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në arritjen e një situate më të mirë në veri”, ka thënë ai.

“Nuk jam në gjendje të them se çfarë pasoja mund të ketë. Unë do të thosha se SHBA-ja po mendon se  ne duhet ta inkurajojmë qeverinë e Kosovës që të bëjë atë që ne mendojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme të bëhet tani”, tha Hovenier.

Hovenier ka thënë se ka qenë takim i rregullt.

Takimi u mbajt pak ditë pasi SHBA-ja e sanksionoi Kosovën me mospjesëmarrje në stërvitjet ushtarake “Defender Europe 2023”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar Qeverinë për shkak të qëndrimeve mbi krerët e komunave në veri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.