HUMBI BABAIN DY JAVË MË PARË, AJOLA XOXA KA NJË MESAZH TË NDJERË: TË GJITHË JU QË I KENI PRINDËRIT PRANË…
Rreth dy javë më parë, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa humbi babain e saj.
Publicisti Arben Xoxa humbi jetën pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë më 24 shkurt të këtij viti.
Ajola ka postuar një foto ku shfaqet duke u përqafuar me të atin, kujtim i shkëputur nga dita e saj e dasmës. Ajola mban të veshur fustanin e bardhë të nuses, ndërsa përqafon të atin.
“U bënë më shumë se 2 javë pa babin dhe ajo çka më mungon më shumë është ta përqafoj. Të gjithë ju që i keni prindërit pranë, thojuni sa shumë i doni dhe përqafojini fort, ashtu siç do të kisha dashur të mund ta përqafoja tim atë tani. Për ju që i keni larg, merrini në telefon dhe bëni një bisedë të gjatë me ta. Asgjë nuk i gëzon më shumë se sa të jenë në praninë tuaj, e do të vijë një ditë që asgjë s’do t’ju gëzonte më tepër sesa të ishit në praninë e tyre. Thesari i vërtetë në këtë jetë është familja”, shkruan në postimin e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




