Humbi djemtë dhe nipërit nën sulmin e Izraelit, momenti kur lideri i Hamasit merr lajmin e kobshëm
Ditën e djeshme, tre djemtë e liderit të Hamasit, Ismail Haniya, humbën jetën si pasojë e një sulmi izraelit.
Hazem, Amir dhe Mohammed ishin duke vizituar disa të afërm me rastin e festës së Fitër Bajramit, kur u bënë pre e sulmit dhe humbën jetën së bashku me tre fëmijët e tyre.
Në videon e shpërndarë në mediat ndërkombëtare, shihet lideri i Hamasit në momentin kur merr vesh lajmin e hidhur, ai ishte në një vizitë në spital në Doha për të parë gjendjen e të plagosurve në Gaza.

Në momentin që merr vesh lajmin e kobshëm, Ismail Haniya shfaqet i qetë. Ai shprehet se shpreson që Allahu të ketë mëshirë për shpirtrat e tyre.
“Është vullnet i Zotit” , dëgjohet të thotë ai.
Ndërsa pyetjes nëse duhet që të ndërprisnin vizitën, ai iu përgjigj se nuk ka asnjë arsye për diçka të tillë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco