E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Humbi jetën sot në spital, 43-vjeçari nga Kavaja, pronar i një hoteli, ishte kthyer nga Italia
Publik News

Humbi jetën sot në spital, 43-vjeçari nga Kavaja, pronar i një hoteli, ishte kthyer nga Italia

Një pacient 43-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pak para se një tjetër pacient të humbte jetën, duke e çuar kështu në 5 numrin e viktimave në Shqipëri, të prekur me koronavirus.

43- vjeçari nga Kavaja ishte kthyer nga Italia përpara 15 ditësh dhe udhëtonte shpesh në vendin fqinj, pasi jetën e ndante mes dy shteteve. Gjysmën e familjes ai e kishte në Itali.

Viktima ka në pronësi dhe një hotel i cili funksionon gjatë verës në Kavajë.

Gjendja shëndetësore e tij mësohet se është rënduar mbrëmjen e djeshme, të dielën, ku mjekët e vendosën në frymëmarrje të drejtuar, por mëngjesin e sotëm ai e ka humbur betejën me jetën.

Që në momentin që pacienti me inicialet I.M është dërguar në spitalin infektiv në Tiranë, të gjithë familjarët dhe miqtë e tij u vetëkarantinuan.

Mësohet se 43-vjeçari kishte takuar pak persona gjatë qëndrimit të tij në Kavajë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.