E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Humbja ndaj Shqipërisë e lë me pasoja presidentin serb
Bota

Humbja ndaj Shqipërisë e lë me pasoja presidentin serb

Humbja 1:0 ndaj Shqipërisë në kualifikueset për Kupën e Botës ka shkaktuar valë reagimesh në Serbi, dhe ndër të parët që ka reaguar ka qenë presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili e quajti rezultatin “të rëndë dhe zhgënjyes”.

“Nuk ishim një ekip i përgatitur mirë. Jemi të zhgënjyer. Ishte një humbje shumë e vështirë. Nuk munda të flija nga trishtimi, jo nga zemërimi si disa të tjerë,” tha Vuçiç në një deklaratë publike.

Presidenti kritikoi edhe mungesën e mbështetjes së qëndrueshme për kombëtaren serbe, duke u ndalur në mënyrën si reagon publiku pas rezultateve negative.

“Ka njerëz që dinë vetëm të prodhojnë zemërim. Por çfarë kemi bërë realisht për ekipin kombëtar?”

Ai theksoi gjithashtu se përfaqësuesja shqiptare u prit mirë gjatë qëndrimit në Serbi:

“A kishim gjithçka? Po. Ishim mikpritës të mirë për shqiptarët, gjithçka ishte në rregull. Kjo është ajo që bëmë.”

Megjithëse kishte shkuar në stadium, Vuçiç tha se nuk e përjetoi si një tifoz i zakonshëm:

“Edhe pse dola në stadium, nuk duartrokita. Jo sepse nuk doja, por sepse isha i lodhur. Për mua ishte më e rëndësishme të pushoja pas një dite të gjatë, sesa të mbështesja ekipin.”

Në fund, presidenti serb deklaroi se, pavarësisht zhgënjimit, dashuria e tij për ekipin kombëtar nuk ka ndryshuar:

“E dua ekipin tonë. Kur isha fëmijë, brohorisja me gjithë zemër, sidomos kur humbnim 3:0 apo 4:0. Atëherë isha më i zhurmshmi.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.