E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Humbja në Arbitrazh ndaj Becchettit e ka mbushur kupën/ Përpos largimit, shqiptarët duan që Rama të hetohet
Politikë

Humbja në Arbitrazh ndaj Becchettit e ka mbushur kupën/ Përpos largimit, shqiptarët duan që Rama të hetohet

Shqipëria ka marrë një goditje të rëndë nga Gjykata e Arbitrazhit në Washington të ShBA-ve. Qeveria shqiptare ka humbur gjyqin me pronarin e Agon Channel, Francesco Becchettin.Ky i fundit u shpall fitues nga Arbitrazhi dhe shteti shqiptar, duhet t’i paguajë një dëmshpërblim prej 110 milion eurosh.

Prokuroria në 2015-ën bllokoi dhe sekuestroi asetet e Becchettit në Shqipëri, midis të cilëve Agon Channel, me pretendimin se biznesmeni italian po bënte pastrim parash.Becchetti më pas e çoi çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit, ku doli edhe fitues.

Nëse Shqipëria do të kishte adoptuar ligjin, ku nëse emri i një kryeministri përmendet më shumë se 10 herë në vendimet e Strasburgut apo Arbitrazhit, ndaj tij duhet të nisë një procedim penal, Rama duhet të ishte tashmë zyrtarisht nën hetim. Por për fat të mirë të Ramës Shqipëria nuk e ka adoptuar këtë ligj dhe ai vazhdon me tekat e tij, të cilët i rëndojnë në kurriz shqiptarëve.

një sondazh, ku ka marrë mendimin e qytetarëve, nëse Ramaduhet të japë dorëheqjen dhe ndaj tij të hapet një hetim. Rezultati ka qenë i thellë në favor të atyre që duan dorëheqjen dhe hetimin e Ramës. Nga rreth 103 mijë votues, 79 prej tyre kanë votuar pro hetimit të Ramës, ndërsa pjesa tjetër është kundër.

Humbja në Gjykatën e Arbitrazhit ka shtuar edhe më shumë pakënaqësinë e shqiptarëve ndaj Ramës, të cilët duhet të paguajnë edhe 110 milion euro, për shkak të tekave të kryeministrit. Dy janë mundësitë për humbjen e Shqipërisë, ose qeveria nuk ka pasur të drejtë, ose avokatët e shtetit tonë janë të paaftë për të mbrojtur interesat e vendit./ joq

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.