Humor i hidhur për shtetin dhe Kushtetutën e Shqipërisë
Me një betim tek noterja, Arta Vorpsi është bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Ajo ka bërë ditën e djeshme, 13 nentor betimin tek noterja Miranda Xhemalçe si anëtare e Gykatës Kushtetuese.
Ajo është betuar sot para noteres, duke shmangur kështu Presidentin e Republikës.
“Me dorë mbi Kushtetutë, Arta Vorpsi betohet: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë” – shkruhet ne dokument .
Në deklaratën e betimit shkruhet se ky dokument i dorëzohet institucioneve kushtetuese, Presidentit, KED dhe Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkohë sipas Nenit 129, Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



