Hyri mbrëmë në BBV3, arrestohet për mashtrim konkurrenti Liam Osmani
Është arrestuar konkurrenti i ri i “Big Brother VIP Albania” Liam Mandiaro.
Ai akuzohet për mashtrim, pasi ka blerë një sasi biletash në një agjenci të cilat nuk i ka paguar.
Liami ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother” mbrëmjen e djeshme.
Ky i fundit iu bashkua spektaklit mbrëmjen e djeshme, si një nga banorët e rinj të reality shoë. Ndërkohë sot në shtëpinë e BB VIP3 zbarkuan forcat operacionale në zbatim të vendimit të Gjykatës, pasi rezulton se Liam Osmani (Mandiro) është i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg për mashtrim.
Sipas raportimeve, Liam Osmani ka mashtruar në shumën e 6 mijë eurove, për 17 bileta të prera për Gjermani.
Mësohet se Liam Osmani ka hyrë në territorin e Shqipërisë rreth 10 ditë më pare, por çuditërisht nuk është kapur nga sistemi në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” çka i ka mundësuar kalimin pa probleme.
Nuk dihet nëse në rastin konkret, ka pasur një mosfunksionim të sistemit të kontrollit në Rinas apo emri i banorit të BB VIP3 nuk ka qenë në listën e personave të shpallur në kërkim.
Sipas raportimeve, në momentet e para të ndalimit, Liam Osmani ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi:
Tiranë
Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3.
Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



