I ati i Brikenës feston ditëlindjen, s’mund të mungonte as urimi i Mateos
Brikena Selmani shfrytëzoi një moment të veçantë në “Top Arena” për t’i bërë një urim publik babait të saj, i cili feston ditëlindjen.
Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” u surprizua fillimisht nga moderatori Edi Manushi, i cili i kujtoi këtë ditë të rëndësishme për familjen e saj.
“Urime për ditëlindjen e babait tënd”, iu drejtua Manushi gjatë emisionit.
E prekur nga ky moment, Brikena i dërgoi një mesazh të ngrohtë dhe plot dashuri të atit të saj.
“Faleminderit shumë. Desha me ia uruar ditëlindjen. Babi, shumë urime për ty, të dua shumë”, u shpreh ajo.
Më pas, fjala iu dha edhe Mateo Borrit, i cili nuk kurseu fjalët e mira për vjehrrin e ardhshëm, duke e bërë momentin edhe më emocional.
“Naim, u bëfsh edhe 100 vjeç. Ke vajzën më të mirë në botë. Të përshëndes, shumë respekt për ty dhe për vajzën tënde që e ke si drita. Për gjithë edukatën dhe mirësinë që i ke dhënë”, u shpreh Borri.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit të Brikenës dhe Mateos në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, babai i saj realizoi një telefonatë surprizë. Në atë moment ai u shpreh krenar për rrugëtimin e së bijës dhe përshëndeti gjithashtu edhe Mateon, duke treguar hapur mbështetjen e tij për çiftin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



