I burgosuri arratiset nga spitali i Durrësit, ishte arrestuar nga SPAK
Një i burgosur, i cili ishte shtruar për trajtim mjekësor në repartin e Infektivit të Spitalit Rajonal të Durrësit, është arratisur duke ngritur alarmin te autoritetet.
Sipas informacioneve paraprake, i dënuari ishte transferuar nga ambientet e paraburgimit drejt spitalit pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore. Gjatë qëndrimit në strukturën spitalore, ai ka mundur të largohet, ndërsa rrethanat e arratisjes mbeten ende të paqarta.
Mediat raportojnë se personi i arratisur është Altin Ndoci, i arrestuar më herët nga SPAK për vepra të rënda penale. Ndoci është i akuzuar për masakrën e Bradasheshit. Ai ndodhej në burg që prej muajit maj 2020 dhe akuzohet për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhisë, si edhe Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.
Pas ngjarjes, forcat e policisë kanë nisur menjëherë kontrolle dhe verifikime për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa pritet që të hapet edhe një hetim për të zbardhur përgjegjësitë institucionale që çuan në këtë arratisje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



