E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I dehur në timon dhe ndihmonte  shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit
Publik News

I dehur në timon dhe ndihmonte shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit

Qarku Korçë

Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e , kundrejt fitimit.

 

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Udënishti” si rezultat i të cilit goditen dy raste të tjera.

Kapen duke transportuar 15 shtetas të huaj, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP-Korçë dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion policor, ku janë goditur dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• M.M.,19 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

• P.Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë ndjekjes dhe kontrolleve që shërbimet e Policisë kanë ushtruar përgjatë aksit rrugor Bilisht-Pogradec, shtetasi M.M., u kap duke transportuar me mjetin tip “Volvo”, 12 shtetas të huaj dhe shtetasi P.Gj., u kap duke transportuar me mjetin tip “Ford”, 3 shtetas të huaj, i cili pas kryerjes të testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Dy shtetasit e lartpërmendur, iu kishin premtuar shtetasve të huaj, kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 500 euro secilit.

Nga ana e Policisë, po punohet për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këto ngjarje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” si dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur” në ngarkim të shtetasit P.Gj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.