I forti me “Touareg” shantazh me foto intime një vajze
Shantazh me foto intime një vajze, ky është i ‘forti’ nga Tropoja që ‘tërboi’ policinë (emri)
Një operacion policor i ngjashëm me një skenar filmash ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë.
Një mjeti “Touareg” i është bërë shenjë nga Policia Rrugore që të ndalojë, pasi ka qenë duke ecur në kundravajtje, por mjeti nuk i është bindur policisë dhe ajo është vënë në ndjekje të tij.
Personi i cili ka rënë në pranga të policisë është tropojani Taulant Necaj, 35 vjeç, banues në Tiranë. Ai lëvizte me automjetin “Touareg”, ku është ndjekur nga policia mesditen e sotme.
Personi në fjalë ka qenë në hetim nga Policia e Shkodrës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda për shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie.
Ai është denoncuar nga një vajzë, të cilës i bënte shantazh me një foto intime bashkë me një shokun e tij, duke i kërkuar para, në mënyrë që të mos i publikonte foton.
Për këtë arsye ai ka qenë në ndjekje nga policia dhe është ndaluar në Tiranë.Arrestimi është bërë për kundërshtim dhe mosbindje ndaj urdhrit te policisë por nuk i është gjetur arme me vete.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



