E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I fshehur në rrotat e avionit, 13-vjeçari afgan shpëton në Delhi pas udhëtimit të rrezikshëm
Bota

I fshehur në rrotat e avionit, 13-vjeçari afgan shpëton në Delhi pas udhëtimit të rrezikshëm

Një 13-vjeçar nga Afganistani ka bërë një udhëtim ekstremisht të rrezikshëm, duke u fshehur në ndarjen e rrotave të pasme të një avioni që udhëtonte nga Kabuli drejt Delhit.

Sipas mediave indiane, djali u gjet në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Delhit të dielën në mëngjes, pas uljes së avionit të kompanisë Kam Air. Adoleshenti, banues në qytetin Kunduz, u ndalua dhe u pyet nga forcat e sigurisë për disa orë, para se të rikthehej në Kabul me të njëjtin avion.

Ai deklaroi se kishte hyrë fshehurazi në avion nga kurioziteti, duke ndjekur një grup pasagjerësh dhe fshehurazi u vendos pranë rrotave të pasme të aeroplanit. Sipas raportimeve, djali mendonte se po udhëtonte drejt Iranit, jo Indisë.

Ekspertët paralajmërojnë se raste të tilla janë të rralla dhe shpesh fatalistë, pasi shumë “stowaways” humbin jetën nga hipotermia ose bien gjatë hapjes së ndarjes së rrotave gjatë uljes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.