E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I  grabiti  13 milionë lekë të moshuarës , reagon policia: Po  kërkojmë  fallxhoren
Lajme

I grabiti 13 milionë lekë të moshuarës , reagon policia: Po kërkojmë fallxhoren

Policia e Fierit reagoi pasi një grua në karrocë denoncoi në mediat grabitjen e një shume të madhe parash në banesën e saj prej 13 milionë lekësh të vjetra. Nëpërmjet në reagimi thuhet se një 60-vjeçar ka denoncuar faktin se një shtetase ka mashtruar bashkëshorten e tij dhe i marrë një shumë parash, me pretendimin se do t’i parashikonte fatin.

“Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasi A. I., 60 vjeç, banues në fshatin Zhamë, se në banesën e tyre, një shtetase ka mashtruar bashkëshorten e tij dhe i marrë një shumë parash, me pretendimin se do t’i parashikonte fatin. Po punohet për identifikimin dhe për kapjen e kësaj shtetaseje. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, sqaroi policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.