E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I jepte këshilla Ramës, arrestohet ish presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Sakaashvili(VIDEO)
Lajme

I jepte këshilla Ramës, arrestohet ish presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Sakaashvili(VIDEO)

Ish presidenti i Gjerogjisë, Mikheil Saakashvili u arrestua ditën e sotme nga forcat e ukrainasë të sigurisë, të cilat hynë me forcë në apartamentin e tij në Kiev.

Arrestimi u bë dy ditë pasi Lëvizja e Forcave të Reja e Saakashvilit kanë organizuar një tubim masiv në Kiev, duke kërkuar shkarkimin e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko

Policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve, ndërsa zoti Saakashvili u shfaq në mënyrë dramatike në tarracën e godinës, nga ku akuzoi zotin Poroshenko për tradhëti dhe vjedhje, përpara se të merrej me forcë nga policia.

Ish presidenti Gjeorgjian ka qenë  aleati i ngushte  i Kryeministrit Edi Rama, Mikheil Saakashvili është arrestuar në Kiev nën akuzat për ndihmë ndaj një organizate kriminale.  Para tre vitesh ishte përfolur se ai mund të punonte si këshilltar i Ramës.

Prokurori i Përgjithshëm ukrainas Yuriy Lutsenko u shpreh se një grup i organizuar kriminal i udhëhequr nga Viktor Yanukovych, i cili gjendet në azil në Rusi, ka financuar protestat e organizuara nga zoti Saakashvili.

Autoritet vendase e akuzojnë atë për pjesmarrje në organizata kriminale dhe nxitje të dhunës. Nëse shpallet fator Mikheil Sakaazhvili rrezikon deri në 5 vjet burg.(M.Q/Faxweb)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.