I komunikuan akuzat e reja, Balluku në heshtje totale para mediave
Ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku ka qëndruar rreth 20 minuta në ambientet e institucionit, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj saj. Gjatë kësaj paraqitjeje, burime bëjnë me dije se asaj i janë komunikuar akuza të reja, si dhe vendimi për zgjatjen e afatit hetimor.
Në të njëjtën kohë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka miratuar kërkesën për shtyrjen e hetimeve edhe me tre muaj të tjerë, duke i dhënë SPAK më shumë hapësirë për të vijuar verifikimet mbi çështjen.
Pas daljes nga ambientet e SPAK, Balluku ka zgjedhur të mos japë asnjë deklaratë për mediat, duke shmangur çdo koment lidhur me akuzat apo zhvillimet e fundit. Qëndrimi i saj i rezervuar ka shtuar interesin publik mbi ecurinë e hetimeve dhe hapat që pritet të ndërmerren më tej.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



