E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I ngulin Tiranës  kullë 100 kate tek “Ushtari i Panjohur”
Lajme

I ngulin Tiranës kullë 100 kate tek “Ushtari i Panjohur”

Luan Muça i Deltës dhe Dajlan Avdia i Apexit

Në rrugën e Barrikadave, në krah të Malit të Tiranës do të ngrihet kulla më e lartë e Tiranës. Bëhet fjalë për një përbindësh 100 katësh të projektuar nga arkitekti kilen Alejandro Aravanea dhe stuioja e tij Elemental Studio.

Kulla do të ndërtohet nga dy kompani shqiptare. Delta e Luan Muçës dhe Techno Alb e Dajlan Avdiajt. Ky i fundit njihet si një nga pronarët e ish kompanisë Apex dhe biznesmeni që ka ndërtuar Kullat tek Sahati dhe pallatin pas Presidencës.

Një ditë më parë në ambientet e një hoteli të njohur në Tiranë u zhvillua konkursi për përzgjedhjen e projektit të kullës me praninë e kryeministrit Edi Rama. Në garë morën pjesë 4 projekte nga studio të huaja arkitekturore dhe në fund u përzgjodh projekti i Aravaneas.

Kulla e re ka formën e dy gishtave. Lartësia e saj e bën hotelin Intercontinental pas 15 katëshit, Tirana Rock dhe Malin e Tiranës të duken si xhuxha. Ndërsa Plaza e Behar Males dhe Vasil Naçit tashmë do të duket si nja garsoniere e vogël.

Bëhet fjalë për një kullë, e cila fillimisht u propozua të ishte 350 metër e lartë, por që më vonë është rënë dakord të ulet në 300 metra.

Kjo do të jetë ndërtesa e re më e lartë në Tiranë, kostoja totale e të cilës nuk dihet. Ashtu sikurse nuk dihet nëse gara e çmendur e kullave që ka përfshirë Tiranën do të lërë më ndonjë centimetër tokë të pa betonizuar në qendrën e Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.