E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“I pagova 10 mijë euro”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës
Lajme

“I pagova 10 mijë euro”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës

Këngëtarja: Gjërat nuk janë ashtu siç duken, dua të them të vërtetën time dhe të mbaj peshën që më takon

Këngëtarja Blerina Matraku ka folur për situatën që e ka vendosur së fundmi në qendër të vëmendjes publike, pas përfshirjes së saj në çështjen e videove intime të lidhura me kompozitorin Adi Hila.

Gjatë intervistës, Matraku u shpreh se dëshiron të tregojë versionin e saj të ngjarjeve, duke theksuar se ajo që është perceptuar nga publiku nuk përputhet domosdoshmërisht me atë që ka ndodhur. Këngëtarja foli edhe për marrëdhënien profesionale me kompozitorin, duke sqaruar se, sipas saj, nuk ekziston asnjë detyrim financiar mes tyre lidhur me këngët.

Ajo u ndal te fillimet e bashkëpunimit, duke treguar se e kishte kërkuar Adi Hilën për disa muaj, pasi vlerësonte emrin, profesionalizmin dhe seriozitetin e tij në muzikë. Sipas Matraku, në vitin 2007 ajo i kërkoi të realizonin një album dhe pagoi për të 10 mijë euro. Paratë, siç shpjegoi, i kishte siguruar përmes angazhimeve në evente e dasma dhe punës si stjuardesë, ndërsa për mbledhjen e shumës kishte marrë ndihmë edhe nga miqtë.

Në rrëfimin e saj në emisionin “Goca dhe Gra”, këngëtarja foli edhe për peshën emocionale që po përjeton dhe dëshirën për të dhënë sqarimet e saj për publikun.

“Ke një person të zhveshur nga çdo lloj morali dhe, edhe pse nuk e kam merituar deri në këtë pikë, duke mbajtur përgjegjësitë e mia, ke përballë vetes një person të vdekur që po frymon, e kryqëzuar. Sot jam këtu për të thënë të vërtetën time, për të mbajtur peshën që më takon dhe për të ndarë me ju një pjesë të historisë, me të cilën njerëzit mund të kuptojnë që ‘prit se ky njeri nuk është fajtor aq sa e kanë fajësuar’. Ne të gjithë bëjmë gabime, ose na ngelet një situatë në dorë që ngelem fajtor edhe nëse nuk jemi. Unë jam gati që të mos dalë asgjë tjetër dhe të mbroj vetëm timen, gjërat nuk janë ashtu siç duken.

Mund të them që kompozitorin Adi Hilën e kam kërkuar me muaj me radhë për të bashkëpunuar, në sajë të profesionalizmit dhe seriozitetit që ai kishte, për emrin që kishte si kompozitor, në vitin 2007. Ai ishte njeri shumë serioz, kur u takova, me të cilin unë mund të bashkëpunoja gjatë. I kërkova një album dhe e pagova me 10 mijë euro, për të cilat unë ato lekë i kam kursyer me eventet, dasmat dhe punë si stjuardesë që bëja në atë kohë; më kanë ndihmuar edhe miq të mi, sepse ishin shumë lekë për mua. I mblodha. Nuk i kam absolutisht asnjë lloj borxhi ndaj këngëve të mia dhe as nuk më ka. Menduam që të merrnim pjesë në kompeticione të ndryshme me këto këngë. E kam të vështirë që të flas për jetën personale me të, duke qenë se bashkëpunon gjatë me një person, kemi bashkëpunuar 4 vite”, u shpreh Blerina Matraku në “Goca dhe Gra”.

Këngëtarja theksoi kështu se bashkëpunimi me Adi Hilën kishte nisur si një marrëdhënie profesionale, e ndërtuar mbi realizimin e një albumi dhe synimin për të marrë pjesë në kompeticione muzikore. Ajo u shpreh se dëshiron që publiku të dëgjojë edhe këndvështrimin e saj për ngjarjet, ndërsa përmendi se bashkëpunimi mes tyre kishte zgjatur rreth katër vjet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.