E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Blerina Matrakut nuk i del e keqja: Do ta paguajë ai që i ka regjistruar
Lajme

Blerina Matrakut nuk i del e keqja: Do ta paguajë ai që i ka regjistruar

Blerina Matraku ka reaguar sërish pas publikimit online të disa videove intime ku shfaqet së bashku me kompozitorin Adrian Hila.

Reagimi i këngëtares vjen pas një deklarate të gjatë publike, përmes së cilës ajo kërkoi falje dhe mori përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj.

Në reagimin e fundit, Matraku u është drejtuar mediave me kërkesën që fjalët e saj të mos deformohen dhe të mos paraqiten në një kontekst tjetër nga ai që ka synuar.

Ajo ka mohuar se ka kërcënuar ndonjë person, duke sqaruar se përgjegjësia, sipas saj, duhet të kërkohet tek personi që ka regjistruar dhe më pas ka shpërndarë materialet intime.

“Media, mos thoni gjëra të cilat nuk janë thënë nga ana ime. Unë nuk kërcënoj njeri, kam thënë që do ta paguajë ai që ka regjistruar dhe shpërndarë videot”, shprehet Matraku.

Këngëtarja kërkon që çështja të hetohet nga autoritetet kompetente për të përcaktuar se kush qëndron pas regjistrimit dhe publikimit të videove.

“E nëse e ka bërë personi në fjalë, do të paguajë çdo lot. Me këtë le të merren autoritetet në mënyrë që të nxjerrin në pah se kush i ka regjistruar dhe shpërndarë videot. Mbyllet këtu…”, vijon ajo.

Deklarata e fundit e Matraku vjen në një moment kur publikimi i materialeve intime ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në media. Këngëtarja ka bërë të qartë se nuk dëshiron që deklaratat e saj të interpretohen përtej asaj që ka thënë, ndërsa përgjegjësinë për zbardhjen e rrethanave të regjistrimit dhe shpërndarjes së videove ua ka lënë autoriteteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.