E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I përgjigjet ashpër Ambasada franceze: Jemi donator më i madh i Shqipërisë, e papërshtatshme të sulmosh një vend mik
Publik News

I përgjigjet ashpër Ambasada franceze: Jemi donator më i madh i Shqipërisë, e papërshtatshme të sulmosh një vend mik

Ambasada Franceze në Shqipëri i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili në një intervistë tha se Franca kishte mbajtur vaksinat kundër koronavirusit stok dhe nuk ua ka shpërndarë vendeve në nevojë.

Ambasada i kujton Ramës se BE, është donatori më i madh në vend me 100 milion euro në sektorë të ndryshëm.

Ndër të tjera mohon se Franca ka stok vaksinash, teksa lajmin e Ramës e ka konsideruar të pavërtetë teksa shkruan se është e papërshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë një vend mik dhe aleat.

“Kjo mbasadë kujton se çdo vit, Bashkimi Evropian është donatori më i madh i Shqipërisë me më shumë se 100 milion euro në sektore të ndryshem. Ndërsa Franca do të arrije qëllimin e saj për një milion njerez të vaksinuar në fund të janarit. Kryeministri ngriti pyetjen se pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund t’i përdorte, në vend që t’i ndajë me të tjerët. Përvec natyrës të pavërtete të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasadë konsideron se nuk është e përshtatshme tq sulmosh në këtë mënyre nominative një vend mik dhe aleat,” thuhet ndër të tjera në deklaratën e Ambasadës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.