E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I propozoi publikisht  vajzës që e njohu nga Instagrami por  Arditi   zhgënjehet nga reagimi i Loredanës
Lajme

I propozoi publikisht vajzës që e njohu nga Instagrami por Arditi zhgënjehet nga reagimi i Loredanës

Këtë mbrëmje në emisionin e  Arbana Osmanit ishte edhe një i ri nga Elbasani.

Arditi kishte sjellë në studion e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, një vajzë nga Korça të cilën e kishte njohur nga Instagrami. Sipas asaj që rrëfeu në studio, Arditit i kishin bërë përshtypje fotot e vajzës, që quhet Loredana, dhe për këtë arsye i shkroi.

Të rinjtë folën për ca kohë dhe më pas e kishin ndërprerë komunikimin pasi vajza i kishte thënë se llogarinë e saj në Instagram e menaxhonte dikush tjetër. Kështu, Arditi e solli Loredanën në studio që t’i propozonte “live”.

Por, vajza mbeti e habitur kur e pa në anën tjetër të ekranit dhe u shpreh se nuk e njihte. Pasi ai u prezantua, ajo e sqaroi atë dhe moderatoren, se ata të dy e kanë ndërpreë komunikimin. Ajo sqaroi gjithashtu se në jetën e saj ishte dikush tjetër.

I mërzitur nga reagimi i Loredanës, Arditi u shpreh se ajo po gënjente po të dalë nga situata.

Gjithsesi, mesa u tha në studio, Loredana nuk ishte vajza e vetme që ai kishte “fiksim”, sepse u fliste dhe shumë vajzave të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.