I quajti deklaratat e opozitës si ‘gomarllëqe’, Basha: Ramës i uroj shëndet dhe forcë. Ai na dëgjon, por të tregohet edhe…
Sot, lideri i opozitës bëri me dije se edhe në atë mbledhje, e ka propozuar paketën fiskale të PD, ndërsa i kërkoi qeverisë të shmangë retorikën boshe dhe lojën politike, të cilën opozita tashmë e ka lënë mënjanë.
“Paketa jonë është paraqitur publikisht, gjatë asaj mbledhje e pas asaj mbledhje, të mos kërkojmë shkaqe te mos paraqitja e saj.
Kjo tregohet në faktin që qeveria na dëgjon, uroj të tregohet edhe luajale e të mos sulmojë para se ti pranojë propozimet tona, që qartësisht hyn në lojën politike, e kemi braktisur me vullnet të plotë e sa herë ta pranojë ne do e përshëndesim, sic e përshëndeta sot anulimin e tenderave që s’kanë lidhje me administrimin e krizës. këtu ska asgjë të paqartë, qeveria të dëgjojë e mendoje përgjigjet me retorike por të veprojë se sot realisht frigoriferët, tryezat e xhepat e shqiptarëve janë bosh e ne s’mund të pranojmë që barqet e fëmijëve të jenë bosh për shkak të vonesës së marrjes së vendimeve në kohën e duhur”.
Basha i ka dhënë përgjigje kryeministrit, i cili i ka quajtur më herët gomarllëqe deklaratat e opozitës.
“Nuk kam për të hyrë në asnjë debat politik me kryeministrin. I uroj sa më shumë shëndet, forcë energji dhe i kërkoj miqësisht të mos harxhojë kohë me opozitë, ose të njëjtën kohë të harxhojë për shqiptarët sepse shumica e tyre nuk kanë bukë të hanë. Kjo është vëmendja e opozitës“.
“I kam kërkuar qeverisë të anulojë cdo procedurë prokurorimi që nuk lidhet me emergjencën e COVID -19. Sot mësuam, nga APP se qeveria ka vendosur anulimin e prokurimeve, uroj të jetë një lajmi i vërtetë. Më mirë vonë se kurrë. I kërkoj qeverisë ta ktheje në vendim të qartë e të prerë. Sot emergjenca është menaxhimi i situatës mjekësore. Tenderat abuzivë, që nuk shkojnë për shëndetësinë dhe familjet në nevojë, duhet të anulohen me vendim qeverie. Vendimi i shpallur sot në fletoren zyrtare është i mirëpritur. Ky hap nëse zbatohet ashtu siç është shpallur, do t’i kursejë shqiptarëve 200 milionë euro. Unë dua të shtroj sot dy gjëra të qarta dhe të thjeshta.
Së pari, transparencë totale në zbatimin e këtij vendimi. Opozita, ftoj edhe median, që ky vendim të monitorohet dhe të mos abuzohet.
Së dyti, çdo procedurë prokurorimi duhet të jetë transparente. Siç ëshë rasti i kompanisë maqedonase eurovia, që e fitoi tenderin 1.5 milionë euro, vetëm gjashtë ditë pasi regjistro në aktivitetinn e saj import-eksport ushqimesh. Kanë zgjedhur një kompani kompjuterash për t’i dhënë 1.5 mln euro për ushqimet.
Hapi i sotëm i kërkuar për më shumë se tre javësh nga ne, duhet të shoqërohëet me anulimin e koncesioneve dhe pagesave për PPP. Shqptarët sot po përballen me vështirësi të mëdha. Shumë kanë mbetur pa punë. Kërkojmë menjëherë një paketë të plotë ekonomike. Është e pafalshme që tre javë pas propozimit tonë, Shqipëria të mjaftohet me një paketë ekonomike sa 1/3 e Kosovës. 65 mln euro me 170 mln euro. Ky është krahasimi mes 2 vendeve të një kombi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



