E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I riu arrestohet në Milot, e kapi radari, por kur iu afrua polici…(video)
Lajme

I riu arrestohet në Milot, e kapi radari, por kur iu afrua polici…(video)

Një i ri i cili kishte ardhur nga Italia në Shqipëri, është arrestuar nga Policia e Lezhës në aksin rrugor Thumanë – Milot, pasi u kap nga radari dhe tentoi të korruptojë policin që të mos i vendoste gjobë.

Policia Rrugore e Lezhës bën me dije se ka arrrestuar në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasi A. L., 19 vjeç, banues në Firence, Itali, i cili i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative.

Ky shtetas në aksin rrugor Thumanë – Milot, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë, konstatuar nga agjenti verifikues me Radar, dhe gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin një kartëmonedhë të prerjes 50 euro, me qëllim shmangien e masës administrative.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.