I riu goditet me thikë në kokë, dërgohet me urgjencë drejt spitalit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë në kokë.
Mësohet se i plagosur është shtetasi Klevis Alilaj nga Tirana, i cili u transportua menjëherë në spital, i shoqëruar nga policia.
Aktualisht ai ndodhet në kirurgji dhe mjekët raportojnë se është në gjendje stabile, me plagë sipërfaqësore dhe jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



