I shoqëruar nga gruaja, KOMANDOJA nxori armën dhe plagosi një nga djemtë që ishin mbledhur për ta rrahur
Një ngjarje rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Zall Herr, ku një komando plagosi me pistoletë 26 vjeçarin Rexhep Qefalia dhe goditi me qytën e saj 23 vjeçarin Redi Myrto.
Por si arriti një sherr banal të përfundonte me përdorimin e armës:
Neësbomb mëson se ka qenë një sherr banal rreth mesditës mes komandos Klodian Beshiri dhe Daniel Myrtos, “molla e sherrit” që çoi në këtë ngjarje. Daniel Myrto është vëllai i Redi Myrtos, i cili u godit me qytën e pistoletës.
Danuiel Myrto ka thirrur të vëllanë dhe 3 shokë të tjerë për të shkuar dhe për t’u përballur me komandon Beshiri në një lokal buzë rrugës në Zall Herr.
Klodian Beshiri ka qenë i shoqëruar nga gruaja e tij, dhe kur ka parë djemtë që i janë afruar ka nxjerrë pistoletën dhe ka plagosur në kofshë Rexhep Qefalinë, ndërsa më pas ka goditur me qytën e pistoletës Redi Myrtajn.
Është dashur ndërhyrja e policisë që ngjarja të mos përfundonte edhe më keq, duke arrestuar Beshirin dhe duke nisur për në spital dy të plagosurit, të cilëtb ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



