I shoqëruar nga Linda dhe Zaho, kryeministri Rama pritet në Vatikan nga Papa Françesku, ja momentet e takimit
Kryeministri Edi Rama është pritur në një vizitë zyrtare në Vatikan nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Kreu i qeverisë shqiptare shoqërohej nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i vogël Zaho. Pamjet e takimit janë publikuar në faqen e kryeministrit në Facebook.
Kujtojmë që më herët sot ata kanë takuar nga afër Kardinalin Ernest Troshani dhe të tjerë përfaqësues të Selisë së Shenjtë.
Sot shënojnë 30 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Vatikanit.
Kryeministri Edi Rama dhe familja e tij po marrin pjesë në ceremoninë në kuadër të kësaj dite që po mbahet në Romë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



