E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet 40-vjeçari në Morinë
Lajme

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet 40-vjeçari në Morinë

Një shtetas 40-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës teksa po hynte në Shqipëri, njoftoi Policia Kufitare.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” nga Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki në Finlandë.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me DVP Kukës, kontrolluan dhe verifikuan shtetasin gjatë hyrjes në territorin shqiptar dhe e arrestuan me qëllim ekstradimin.

Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Finlandës.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrolli i imtësishëm në kufi dhe bashkëpunimi me strukturat ndërkombëtare janë pjesë e përpjekjeve për të goditur paligjshmëritë dhe për të parandaluar lëvizjen e personave të shpallur në kërkim që tentojnë të shmangin përgjegjësinë penale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.