E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I shpëtoi tri atentateve/ Hoxha: Leksi i druve, thesar për SPAK-un
Lajme

I shpëtoi tri atentateve/ Hoxha: Leksi i druve, thesar për SPAK-un

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur në lidhje me operacionin e SPAK-ut, ku janë lëshuar 50 urdhër-arreste.

Hoxha tha në emisionin e Ylli Rakipit se Aleksandër Deda, i njohur me nofkën Leksi i druve, është thesar për SPAK-un.

Ai deklaroi se Dedën kanë tentuar ta vrasin tri herë dhe shkoi në Prokurorinë e Posaçme për shkak se ndihej i rrezikuar nga të gjitha anët.

“SPAK ka bashkuar katër procedime në një. Procedimi fillestar është nr.59 i vitit 2022. E mbaj mend sepse e kam ndjekur, bëhej fjalë për disa tentativa, për të vrarë një person në Lezhë me dron, tentuan tri herë. Ky njeri, e kam cilësuar thesar për SPAK, nuk ishte i njohur. Ai vajti vetë te SPAK sepse u ndje i rrezikuar nga të katër anët. Bëhet fjalë për Aleks Dedën, ose Leksi i druve. Këtij i ishin bërë dy atentate. Mbijetoi dhe u largua nga Shqipëria me idenë që të qetësohen gjakrat.  Ky u kthye në 6 mars 2022. Në datën 7 mars ka dalë në kafe në Lezhë, bashkë me Ardjan Nikulaj. Del te dera e lokalit, e qëllojnë por nuk e kapin plumbat. Ky kundërreagon.

Të nesërmen, duke mos patur besim te policia dhe prokuroria, ai paraqitet dhe deklaron në SPAK, jep dëshmi. Në datën 8 mars 2022, Leksi i druve, ka rrëfyer atje. Dy ditë më mbrapa e kam takuar vetë. E kam ndjekur situatën, sepse po tentohej ta vrisnin me dron. Policia e shihte dronin por nuk e gjenin dot nga vinte. Ky ka dhënë edhe një deklarim tjetër në vitin 2023 dhe ka ikur nga Shqipëria. Çfarë përfaqëson Leksi i druve?

Ka qenë mik me ish deputetin e PS, Arben Ndoka. Është i njohur me shumë personazhe nga Nikla dhe Fushë Kruja”, theksoi gazetari

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.